Friday, September 18, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Shqiptarët e bllokuar në kampin “Al Hol” në Siri/ Meta: Është një çështje mjaft sensitive, s’shpjegohet në publik – Dosja AL

By , in Dosja.al Politikë , at 18/09/2020

Ilir Meta

18 Shtator, 2020 12:11

TIRANË- Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së sotme me gazetarët u pyet për fatin e shqiptarëve, që ndodhen në kampin “Al Hol”, në Siri. Kreu i Shtetit tha se nuk do që të japë detaje, pasi sipas tij kjo është një çështje mjaft sensitive dhe nuk mund të trajtohet në publik.

“Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, theksoi Meta.

Ditën e sotme presidenti Ilir Meta ka zhvilluar konferencën e përjavshme me gazetarët. Gjatë konferenës, Meta nuk priti mirë “ligjin organik për Presidentin”. Ky i fundit ka kërcënuar maxhorancën që nëse vendosin për shkarkimin e tij, do të shpërndajë parlamentin. Po kështu ai tha se për çështjen e detit nuk mban qëndrime të dyfishta.

J.V/Dosja.al

Botuar në