Thursday, September 17, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Koleksioni ikonografik në Muzeun e Artit Mesjetar Korçë zgjon kureshtjen e grupit të miqësisë Shqipëri-Francë

By Albanicum , in ATSH Turizëm , at 17/09/2020

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë u vizitua sot nga grupi i miqësisë Shqipëri-Francë nga parlamenti francez.

Gjatë vizitës së tyre ata u shoqëruan nga ambasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Vasak dhe kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Gjatë vizitës në muze ata u shprehën entuziastë mbi koleksionin e pasur ikonografik që prezantojnë sallat e ekspozimit të ngritura mbi një arkitekturë moderne.

Grupi i miqësisë Shqipëri-Francë nga parlamenti francez po kryen këto ditë një vizitë në qytete të ndryshme të Shqipërisë si në Gjirokastër, Përmet, Korçë, etj., ku është njohur me historinë dhe vlerat e qyteteve shqiptare.

Muzeu i Artit Mesjetar në Korçë falë ndërtimit bashkëkohor, është një ndër destinacionet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore.

I pozicionuar përgjatë bulevardit “Fan Noli” në Korçë, ky muze është jo vetëm një ekspozitë vizive vlerash, por edhe një institucion unikal në rajon./k.s//a.a//r.e/

1 nga 4













Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.Lexoje te ATSH