Thursday, September 17, 2020
Më e mira e shqiptarëve


FOTO/ Grupi i miqësisë Francë-Shqipëri i Parlamentit francez viziton Gjirokastrën

By Albanicum , in ATSH Turizëm , at 17/09/2020

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Gjirokastra është bërë gjithmonë e më shumë pasaporta ndërkombëtare shqiptare e pashmangshme për miqtë, vizitorët, partnerët ndërkombëtare.

Kështu u shpreh kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, i cili ditët e fundit ka pritur në qytetin e gurtë grupin e miqësisë Francë-Shqipëri të Parlamentit francez, kryesuar nga kryetarja e këtij grupi, mikeshë e Shqipërisë, deputetja Mireille Clapot, me pjesëmarrjen e zëvendëskryetarit të këtij parlamenti, Marc Le Fur.

Ata erdhën në Shqipëri për një vizitë pune me ftesë të kryetares së grupit të miqësisë Shqipëri-Francë në Kuvendin e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, njëkohësisht deputete e qarkut të Gjirokastrës.

“Hapja e degës së Aleancës Franceze në Gjirokastër, binjakëzimi i Gjirokastrës me qytete të ngjashme franceze, zhvillimi i projekteve në kornizën e programeve të Agjencisë Franceze të Zhvillimit, ishin pistat kryesore që diskutuam edhe me kolegët frankofonë të qytetit tonë”, – tha Golemi.

Kryebashkiaku Golemi tha se “nuk do të ndalemi së prezantuari e promovuari Gjirokastrën dhe projektet e reja të muzealizimit e infrastrukturore që po e bëjnë atë destinacionin kryesor të turizmit shqiptar”.

Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve./k.s//a.a/

1 nga 9




























Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.Lexoje te ATSH