Wednesday, September 16, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Kurora plastike e reperit Biggie shitet për 595 000 dollarë

By , in ATSH Rozë , at 16/09/2020

NJU JORK, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Një kurorë plastike e blerë për gjashtë dollarë dhe e përdorur gjatë një fotoseksioni nga reperi njujorkez Notorious B.I.G. u shit në shtëpinë e ankandit “Sotheby’s” për 594 750 dollarë.

Objekti kishte mbetur në zotërim të Barron Claiborne, fotografit të këtij xhirimi historik për revistën “Rap Pages”, i cili u zhvillua në Manhattan më 6 Mars 1997, tri ditë para vdekjes së Biggie-t, i vrarë në Los Anxhelos.

Kurora, e cila u shit me tre printime të fotos legjendare të Biggie-t, e përdorur për kopertinën e “Rap Pages”, arriti pothuajse dyfishin e vlerësimit të lartë të “Sotheby’s” i siguruar me 300 000 dollarë të martën.

Një tjetër zotërim i rëndësishëm, një koleksion prej 22 letrash dashurie të shkruara nga reperi Tupac Shakur, ish-shoku i Biggie-t dhe më pas rivali i tij, kur ishte adoleshent në Baltimore, u shit për 75 600 dollarë.

Një pjesë e fitimeve nga këto ankande do të dhurohen për shoqata, përfshirë “Building Beats”, që promovon emancipimin përmes muzikës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.Botuar te ATSH