Thursday, August 27, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Arrestohet 37-vjeçari, transportonte emigrantë ilegalë – Exit | Shpjegon Shqipërinë

By Albanicum , in Exit.al Kronika , at 26/08/2020

Policia e Tiranës ka arrestuar të mërkurën një 37-vjeçar, i cili teksa transportonte ilegalisht 12 emigrantë, nuk ka zbatuar thirrjen e policisë për të ndaluar.

Pas informacioneve se 37-vjeçari transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, policia ka tentuar ta ndalojë atë në 23 gusht, në fshatin Cangonj në Devoll. Por ai nuk ndaloi, braktisi makinën ku kishte 12 emigrantë dhe u largua me shpejtësi nga ajo duke i shpëtuar policisë.

Disa ditë më pas, 37-vjeçari ka shkuar në komisariat në Tiranë dhe ka bërë kallëzim të rremë duke thënë se i kanë vjedhur makinën, të cilin ai e ka përdorur për transportin e emigrantëve.

Policia ka zbuluar se në të vërtetë makina ishte marrë me qira dhe përdorej për transport emigratësh, të cilët paguanin deri në 100 euro për rrugën nga Korça dhe në Tiranë.


Lexoje të plotë në