fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Rama publikon FOTON e rrallë kur e mbante nëna në krah: Mund të derdhësh lot pse iku, ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi – Dosja AL

By Dosja , in Dosja.al Politikë , at 02/08/2020

Featured image of article: Rama publikon FOTON e rrallë kur e mbante nëna në krah: Mund të derdhësh lot pse iku, ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Edi dhe Aneta Rama

2 Gusht, 2020 17:18

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thyer heshtjen dhe ka reaguar sot për humbjen e nënës së tij, Aneta Rama. Në një postim në mediat sociale, teksa ka publikuar një foto të rrallë, kur ai ka qenë tepër i vogël dhe nëna e mbante në krah, Rama shkruan se mesazhet e ngushëllimit ia kanë lehtësuar peshën peshën ndrydhëse të boshllëkut që është krijuar në familjen e tij.

Më tej ai shton se nuk mund tu përgjigjet dot të gjithëve me mesazhe, por uron të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë.

REAGIMI I PLOTË

Mund të derdhësh lot pse iku
Ose mund të buzëqeshësh sepse jetoi

Mund të mbyllësh sytë e të lutesh që të kthehet
Ose mund t’i hapësh e të shohësh gjithçka të ka lënë

Zemra jote mund të jetë bosh sepse nuk e sheh dot më
Ose ti mund të jesh plot me dashurinë që ndave me të

Mund t’ia kthesh shpinën të nesërmes dhe jetosh në të djeshmen
Ose mund të jesh i gëzuar me të nesërmen për çka ishte e djeshmja me të

Mund ta kujtosh atë vetëm për ikjen e saj
Ose mund të kujdesesh për kujtimin e saj që ajo të jetojë në të

Mund të qash e të mbyllesh në vete, bosh e me kurriz nga bota
Ose mund të bësh atë që nëna do të donte: Të hapësh sytë, të qeshësh, të duash dhe të ecësh përpara

***Edhe në emër familjes sonë lejomëni t’ju falenderoj përulësisht, për praninë tuaj të paçmueshme përmes mesazheve të pafundme e luleve të panumërta, që disi e lehtësuan peshën ndrydhëse të boshllëkut tonë të pangushëllueshëm.
Duke ju kërkuar një ndjesë të thellë për të qenit i pamundur t’ju përgjigjem, ju uroj me shpirt të gjithë atyre që jetojnë me këtë boshllëk, të rrojnë sa më gjatë që ta kujtojnë nënën e tyre dhe të tjerëve që kanë fatin ta kenë pranë yllin e shtëpisë, t’i kenë nënat sa malet dhe t’i gëzohen sa më shumë dritës së tyre, të pakonkurueshme as nga dielli e nga vetë yjet e qiellit🙏

Reagimi i Ramës vjen një ditë pas nënës së tij Anetës. Në moshën 82-vjeçare, Aneta Rama ndërroi jetë në banesën e saj në Tiranë dhe u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët dhe miqtë. Aneta Rama është një nga stomatologet e para shqiptare dhe 2 vite më parë u nderua me një çmim për profesionin e saj.

(A.B. Dosja.al)

Botuar në