fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Ka vrarë mbi 600 mijë njerëz/ Si e dëmton trupin e njeriut Covid-19 – Dosja AL

By Dosja , in Aktualitet Dosja.al , at 02/08/2020

Featured image of article: Ka vrarë mbi 600 mijë njerëz/ Si e dëmton trupin e njeriut Covid-19

Foto ilustruese

2 Gusht, 2020 17:21 Përditësuar: 17:22

TIRANË– Pandemia COVID-19 është sëmundja që ka vrarë deri më tani afro 700 mijë persona në mbarë botën dhe vijon ende të infektojë njerëz.

Ky virus transmetohet përmes stërklave, të padukshme të përcjella në ajër kur një person i infektuar kollitet ose teshtin.

Këto stërkla mund të prekin tek njerëzit që janë afër ose sipërfaqe që prekin të tjerët. Në këtë mënyrë, këto grimca virale mund të kalojnë nga duart e njerëzve në hundët ose gojët e tyre, ku thithen në pjesën e pasme të fytit dhe rrugëkalimeve të hundës. Transmetimi gjithashtu mund të ndodhë kur një person prek sytë.

“Grimcat virale janë të pajisura me proteina në formë gishtash. Këto maja, janë ato që u mundësojnë grimcave të lidhen me receptorët në sipërfaqen e qelizave, si një çelës që hap një derë të mbyllur. Virusi është në gjendje të fillojë procesin e hyrjes brenda dhe replikimit. Virusi derdh materialin e tij gjenetik, ose ARN-në, në qelizë. Kjo i mundëson virusit të marrë kontrollin e metabolizmit të qelizës dhe makinerisë së replkimit, për të prodhuar më shumë kopje të ARN së vet.”-ka shpjeguar Carl Fichtenbaum, një specialist i sëmundjeve infektive në Kolegjin e Mjekësisë në Universitetin e Cincinnatit.

Më tej Fichtenbaum thotë se ky virus i dëmton shumë indet e shëndetshme të trupit.

“Teksa virusi shumëfishohet, ai nxit reagimin e imunitetit të trupit. Simptomat zhvillohen pasi indet më parë të shëndetshme dëmtohen dhe pësojnë inflamacion, dhe mund të përfshijnë një dhimbje të fytit, lodhje, kollitje dhe, ndonjëherë, temperaturë. Dhe nëse virusi shkon mjaft larg në mushkëri, thotë Fichtenbaum, mund të shkaktojë marrje fryme dhe dhimbje në gjoks.”- ka thënë ai.

A.C/Dosja.al

Botuar në