fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Australia jep shpresë/ Vaksina kundër Covid-19 e testuar te njerëzit kalon fazën e parë – Dosja AL

By Dosja , in Aktualitet Dosja.al , at 02/08/2020

Featured image of article: Australia jep shpresë/ Vaksina kundër Covid-19 e testuar te njerëzit kalon fazën e parë

Foto ilustruese

2 Gusht, 2020 17:35 Përditësuar: 17:37

AUSTRALI– Situata e Covid-19 është teje e vështirë në mbarë botën, du ditë pas dite po shënohet një numër i lartë i të infektuarëve dhe të viktimave.

Ndërkohë sëfundmi është zbuluar se rezultatet e para të vaksinës australiane kundër Covid-19 kanë rezultuar pozitive.

Siç kanë raportuar edhe mediat e huaja, në testet e fazës 1 ka treguar se është e sigurt dhe se prodhon një përgjigje të imunitetit.

Ndërkohë provat janë zhvilluar në Universitetin Flinders të Adelaides, është i pari mes vaksinave kandidate që po zhvillohen në Australi që ka kaluar fazën 1 të eksperimentimit.

Më tej bëhet me dije se me dije se vaksina iu është dhënë këtë muaj 40 vullnetarëve të shëndetshëm, asnjëri prej të cilave nuk ka pasur efekte anësore domethënëse ose temperaturë.

Kemi konfirmuar se vaksina Covax 19 mund të sjellë përgjigje të përshtatshme të antitrupave te njerëzit.”- është shprehur Nikolai Petrovsky, drejtori i Endokrinologjisë i Flinders Medical Center.

Burimi: Abc.net

A.C/Dosja.al

Botuar në