fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Hakeroi Twitter-in e Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama, arrestohet adoleshenti britanik, rrezikon 45 vite burg – Dosja AL

By Dosja , in Aktualitet Dosja.al , at 01/08/2020

Featured image of article: Hakeroi Twitter-in e Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama, arrestohet adoleshenti britanik, rrezikon 45 vite burg

Mason Sheppard

1 Gusht, 2020 18:03

BRITANI-Një i ri britanik është akuzuar për hakimin në faqen e mediave sociale Twitter dhe vjedhje e mijëra dollarëve në Bitcoin ku në mes tyre ishin dhe llogaritë e personave të famshëm.

Departamenti i Drejtësisë i SHBA akuzoi Mason Sheppard, 19 vjeç, nga Bognor Regis, për komplot për të kryer mashtrim nepermjet internetit, komplot për të bërë pastrim parash dhe për hyrje të qëllimshme në një kompjuter të mbrojtur. Ai gjithashtu është akuzuar edhe për pastrim parash.

Sheppard ishte një nga tre personat e akuzuar për hakimin, e llogarive që i përkisnin Bill Gates, Elon Musk dhe Barack Obama, ku pasi i ka marrë i ka përdorur për të postuar në lidhje me kuletat Bitcoin.

Mediat e huaja kanë raportuar se më shumë se 100,000 dollarë u vodhën në mashtrim. Mediat shton se ai rrezikon të dënohet me 45 vite burg.

Burimi:.abc.

(A.K.dosja.al)

Botuar në