fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


West Side Family publikojnë këngën “Zemra rreh”, këngëtarët: Vjen në momente shumë të vështira – Dosja AL

By Dosja , in Dosja.al Rozë , at 31/07/2020

Featured image of article: West Side Family publikojnë këngën “Zemra rreh”, këngëtarët: Vjen në momente shumë të vështira

West Side Family

31 Korrik, 2020 22:29

TIRANE– Grupi që i ka rezistuar kohës dhe sfidave që ka kaluar përgjatë viteve është “West Side Family”. Dikur një treshe e jashtëzakonshme që konsiderohej si një nga grupet më të dëgjuar shqiptare tashmë ata janë vetëm 2, pas ndarjes nga jeta të Dr. Florit, mirëpo asgjë nuk i ka penguar Landin dhe Mirin që të çojnë përpara ëndrrën për muzikë të mirë.

Së fundmi grupi ka publikuar këngën e tyre më të re “Zemra rreh”, një kompozim i vëllait të të ndjerit Flori, Alban Kondi.

Kënga #ZemraRreh vjen në momente shumë të vështira për të gjithë ne, por pikërisht në momente të vështira ne duhet të jemi të fortë dhe të jemi mirënjohës e të festojmë ato që kemi e jo ato që nuk kemi”, ka shkruar Landi në Instagram.

Nisur nga këto fjalë, duket se ky projekt ka një kuptim të veçantë për grupin.

Më poshtë ju sjellim këngën “Zemra rreh”:

(A/B)/Dosja.al

Botuar në