fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


E PAZAKONTË! Gazetarja e CNN “qan hallet” e koronavirusit në SHBA, e pastreha i vjen nga pas, heq pantallonat dhe… – Dosja AL

By Dosja , in Dosja.al Rozë , at 10/07/2020

Featured image of article: E PAZAKONTË! Gazetarja e CNN “qan hallet” e koronavirusit në SHBA, e pastreha i vjen nga pas, heq pantallonat dhe…

Pamje nga videoja

10 Korrik, 2020 10:03 Përditësuar: 10:03

SHBA– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë një transmetimi live në Los Angelos. Një grua e pastrehë është kapur nga kamerat pasi vendosi që të kryente nevojat e saj personale në mes të rrugës, ku edhe po zhvillohet një lidhje live me gjigandin “CNN”.

Gazetarja e CNN, Sarah Seigner po mbante një ‘stand up’ duke komentuar shifrat e të prekurve të koronavirusit, ndërkohë që kishte zgjedhur si vend raportimi plazhin e Santa Monica-s.

Nga pas vjen gruaja e pastrehë, e cila fillimisht lëshon “plaçkat” e saj dhe më pas heq pantallonat. Pa asnjë problem ajo e përdor rrugën si banjo publike, pa e ditur që do të bënte xhiron e rrjetit.

Pasi pa parë çfarë po ndodhte pas saj, gazetarja është munduar që të mbulojë pamjen e gruas, duke lëvizur më në të djathtë. Megjithatë ato pak fragmente kanë mjaftuar që videoja të bëhet virale në rrjet.

Marrë nga Metro

(k.m/dosja.al)

Botuar në