fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


“Kisha të dridhura, temperaturë” Kanye West zbulon se është infektuar nga COVID-19 në muajin shkurt: Kam parë video informuese se si mund të kalohet koronavirusi në shtëpi

By Dosja , in Dosja.al Rozë , at 09/07/2020

Featured image of article: “Kisha të dridhura, temperaturë” Kanye West zbulon se është infektuar nga COVID-19 në muajin shkurt: Kam parë video informuese se si mund të kalohet koronavirusi në shtëpi

Kanye West

9 Korrik, 2020 19:33

AMERIKE- Kanye West ka dhënë një intervistë për Forbes pak ditë pasi shpalli kandidaturën e tij si president i SHBA, ku ka folur per ambiciet e tij politike deri te pandemia dhe vaksinsa kundër Covid-19.

Ai ka zbuluar se ka qenë i infektuar me Covid-19 që nga muaji shkurt dhe ka pasur shumë simptoma të cilat është munduar ti ulë në kushte shtëpie.

Kisha të dridhura, temperaturë, kam bërë dushe të nxehtë dhe kam parë video informuese se si mund të kalohet koronavirusi në shtëpi. Mbaj mend që dikush më kishte thënë që Drake kishte koronavirusi dhe përgjigja ime ishte,” Drake nuk mund të jetë më i sëmurë se unë!”, shpreh ai.

Kujtojmë se Drake njoftoi në mars se ka rezultuar pozitiv në testin e Covid-19.

Me tej reperi, pranoi se, megjithë interesin e tij të papritur për të kandiduar, ai kurrë nuk ka votuar në jetën e tij.

Më thanë që nëse do të votoja Trump karriera ime muzikore do të merrte fund, une nuk kam votuar asnjehere ne jeten time. Më kërcënuan se isha në një parti. Unë u kërcënova si një njeri i famshëm për të qenë në një parti.”

(A.B)/Dosja.al

Botuar në