fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Ish-i fejuari i Naya Rivera thyen heshtjen pas raporteve se aktorja mund të ketë vdekur – Dosja AL

By Dosja , in Dosja.al Rozë , at 09/07/2020

Featured image of article: Ish-i fejuari i Naya Rivera thyen heshtjen pas raporteve se aktorja mund të ketë vdekur

Big Sean dhe Naya Rivera

9 Korrik, 2020 13:19 Përditësuar: 13:26

SHBA– Ish-i fejuari i Naya Rivera, reperi i njohur Big Sean ka thyer heshtjen pas raporteve që aktorja është zhdukur dhe supozohet se ajo ka vdekur pasi djali i saj katër vjeçar u gjet në gjumë dhe i vetëm në një varkë.

Reperi, 32-vjeçar ka treguar sesa shumë po mbështet nga fansat e tij, të cilët thanë se po luteshin për rikthimin e sigurt të Naya dhe duke u bërë thirrje njerëzve të kërkonin për të.

Big Sean dhe Naya ishin të fejuar, megjithatë ata u ndanë vetëm disa muaj më vonë në 2013, pasi u publikuan shkrime në mediat vendase se ai e kishte mashtruar Nayan me Ariana Grande.

Tashmë asgjë nuk është zbuluar për Nayan pasi djali i saj u gjet i vetëm në varkë, e ndërkohë situata është bërë me frikshme pasi hetuesit e kësaj ngjarje thonë se ajo mund të ketë vdekur.

Big Sean i pëlqyen dhjetëra postime të bëra nga përkrahësit e tij, përfshirë edhe ato persona që thonin: Lutjet për Naya Rivera. Shpresoj që ajo të jetë në rregull.

Një tjetër fans i tij shkruante: Duke u lutur që ata të gjejnë Naya Rivera.

Vetë Naya më herët kishte publikuar një status në rrjetet sociale që fliste për jetën dh bekimin e zotit: Pavarësisht nga viti, rrethanat apo ndryshimet çdo ditë që jeni gjallë është një bekim. Shfrytëzoni sa më shumë sot dhe çdo gjë që ju jepet. Nesër nuk është premtuar.

Aktorja 33-vjeçare, Naya Rivera e cila luajti në 6 sezone të “Gree” në Fox si nxitësja Santana Lopez, është zhdukur ditën e djeshme në mbrëmje dhe ekipet e shpëtimit kontrolluan liqenin Piru në Kaliforni, sipas Zyrës së Sherifit të qarkut Ventura. Zyrtarët e Departamentit të Sherifit të Qarkut Ventura thonë se po kërkojnë aktoren 33-vjeçare Naya Rivera pasi gjetën djalin e saj 4-vjeçar vetëm në një varkë të mërkurën pasdite. Ishte një anije tjetër që e gjeti fëmijën e saj duke fjetur në barkë vetëm. Ndërsa anija njoftoi zyrtarët, të cilët menjëherë nisën një kërkim për Rivera me helikopterë, dronë dhe ekipe zhytjeje.

Sipas Departamentit të Sherifit të Qarkut Ventura, Rivera mori me qira një varkë rreth orës 1 pasdite që ajo dhe djali i saj 4-vjeçar të dilnin në liqenin Piru. Fëmija u ka thënë hetuesve se nuk kishte pësuar gjë dhe se ai dhe e ëma po notonin, por nëna e tij nuk u fut më në barkë më pas. Nuk është e qartë se si fëmija u kthye në barkë.

Burimi: Dailyamail

A.C/Dosja.al

Botuar në