fbpx
Thursday, August 6, 2020
Më e mira e shqiptarëve


‘E di që jeni të mërzitur’, Bebe Rexha shpjegohet para fansave: Nuk jam aktive, sapo bota të jetë në një gjendje më të mirë… – Dosja AL

By Dosja , in Dosja.al Rozë , at 09/07/2020

Featured image of article: ‘E di që jeni të mërzitur’, Bebe Rexha shpjegohet para fansave: Nuk jam aktive, sapo bota të jetë në një gjendje më të mirë…

Bebe Rexha

9 Korrik, 2020 20:51

AMERIKE– U bë kohë që Bebe Rexha nuk ka publikuar asnjë projekt muzikor dhe për këtë gjë ka kërkuar falje.

Kjo mungesë në tregun muzikor duket se ka një arsye të fortë, kjo pasi artistja vendosi që t’ua shpjegojë fansave të saj këtë pauzim, përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory.
30-vjeçarja thotë se ka punuar shumë për albumin e saj të ri dhe se ka gati këngë të reja, por vetëm pret momentin e duhur për t’i publikuar ato.

Sipas këngëtares, ajo dhe stafi i saj kanë vlerësuar se tani për tani nuk është momenti i duhur për të nxjerrë në treg diçka, duke iu referuar kohëve të vështira që po kalojnë njerëzit nga virusi.

Unë e di që fansat e mi janë super të merzitur sepse ata duan muzikë të re, nuk kam qene aktive. Unë ju premtoj ju se unë dhe skuadra ime kemi punuar më shumë se kurrë. Çdo ditë, nga një këngë në javë. Ne nuk kemi ndaluar. Ky është projekti më i mirë që unë kam punuar ndonjëherë në të dhe albumi është absout i preferuari i imi. Unë nuk mund të pres deri sa ju ta dëgjoni atë. Është thjeshtë sepse ne nuk ndjejmë sikur është koha e përshtatshme për të publikuar album në këtë kohë. Sapo së shpejti bota të jetë në një gjendje më të mirë, ne do ta publikojmë të tërin. Ne thjeshtë jemi duke pritur kur koha të ndjehet mirë. Ju premtoj se do t’ia vlejë pritja, e juaja Bebe”, ka shkruar Bebe Rexha në InstaStory.

Bebe Rexha-instastory

(A.B)/Dosja.al

Botuar në