fbpx
Saturday, July 11, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Rama nis ditën e dytë të takimeve në Kosovë, në fund ka paralajmëruar dhe një konferencë për mediat – Dosja AL

By Dosja , in Dosja.al Politikë , at 30/06/2020

Featured image of article: Rama nis ditën e dytë të takimeve në Kosovë, në fund ka paralajmëruar dhe një konferencë për mediat

Edi Rama

30 Qershor, 2020 8:36 Përditësuar: 8:40

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka nisur ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë, ku do të ketë disa takime me liderët politik në vend. Sipas axhendës, kreu i qeverisë do të takohet me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Musta, me kreun e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli dhe kreun e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në axhendë është një takim me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por ky i fundit ka refuzuar duke thënë se nuk mund të shtrëngojë dorën me Ramën, pasi ky i fundit e ka paditur për shpifje.

Nga ana tjetër, Rama në fund të vizitës në Kosovë pritet të mbajë edhe një konferencë për media, ku do të tregojë detaje nga takimet që ka zhvilluar me liderët politik.

Një ditë më parë, Kryeministri ka takuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministrin Avdullah Hotin, kreun e LVV, Albin Kurti, kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani, kreun e Nismës, Fatmir Limaj dhe me kreun e PDK-së, Kadri Veseli.

Vizita vjen pak ditë pasi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së u përballën me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë akuzohen për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Politika në Shqipëri dhe Kosovë u bë njësh dhe të gjithë i dolën në mbrojtje ish-ushtarëve të UÇK-së. Publikimi i aktakuzave solli dhe anulimin e dialogut në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë Grenell ka deklaruaar se do të caktohet një datë tjetër për bisedimet Kosovë-Serbi. Rama për këto aktakuza ireagoi ashpër duke i quajtur një fletë-rrufë të revolucionit kinez. Ndërkohë të akuzuarit Thaçi dhe Veseli kanë mohuar me forcë akuzat.

(A.B. Dosja.al)

Botuar në