fbpx
Saturday, July 11, 2020
Më e mira e shqiptarëve


Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, analisti Abdullahu: Duket që është lojë politike, Evropa po godet qytetarët e Kosovës – Dosja AL

By Dosja , in Dosja.al Politikë , at 30/06/2020

Featured image of article: Aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit, analisti Abdullahu: Duket që është lojë politike, Evropa po godet qytetarët e Kosovës

Faton Abdullahu, analist

30 Qershor, 2020 8:22

TIRANË- Analisti nga Kosova, Faton Abdullahu, ka folur rreth akuzave kundër Presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli. I ftuar në “Open” në Top Channel, Abdullahu tha se aktakuza nuk është pritur mirë në Kosovë dhe shtoi se deklarata e Prokurorisë Speciale është tërësisht politike.

Normalisht që aktakuza nuk u prit mirë, pasi është ngritur një aktauzë ndaj kreut të shtetit. Aktakuza është tërësisht politike. Kjo u bë nga Evropa që sulmoi administratën Trump. Aktakuza ndali një marrëveshje të mirë për Kosovën.

Aktakuza u bë nga Evropa ku i humbur është qytetari kosovar. Pse kjo Evropa e mirë dhe e dashur nuk heq vizat për kosovarë? Tre qeveritë i kanë plotësuar kushtet për të hequr vizat për Kosovën”, u shpreh analisti.

Nga ana tjetër Presidenti Thaçi, ka reaguar për aktakuzat në një deklaratë që iu drejtuar gjithë popullit të Kosovës. Kreu i Shtetit u shpreh se akuzat ishin të pabaza, por në momentin që akuza të konfirmohet ai do të japë dorëheqjen.

(A.B. Dosja.al)

Botuar në